Një 19 vjeçar shqiptar ka rënë në prongat e policisë italiane, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe zhvatjes së parave.

 

Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka është banues në Sansepolcro të Italisë. Informacionet bëjnë me dije se ai i kishte shitur kokainë një 38 vjeçari italian dhe për shkak të mungesës së parave, ai i kishte dhënë orën e dorës.

 

Ndërkohë për shkak se nuk e ka shlyer dot borxhin plotësisht, shqiptari e kishte kërcënuar duke kërkuar 50 euro më shumë për çdo ditë vonesë. Gjithashtu policia gjatë kontrollit shtëpiak ka gjetur dhe sekuestruar disa doza të fshehura brenda makinës në pronësi të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *