Vijojnë kontrollet e pandërprera për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

2 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër proçedohet në gjendje të lire nga policia e Kurbinit për shpërndarje të lëndeve narkotike.

Në pranga ranë shtetasi S.M.,29 vjeç , banues në Krujë dhe shtetasi A.B., 25 vjeç   banues në  Kurbin.

Arrestimi i tyrë u bë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyrë shtetasve,të ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin,shërbimet e policisë u kanë gjetur  doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu  proçedohet në gjendje të lirë shtetasi :

-Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *