Vajza e Angelina Jolie, Shiloh Jolie-Pitt festoi ditëlindjen e 13-të dhe nëna e saj u sigurua që festa e adoleshentes të ishte veçanërisht interesante.  Ndryshe nga festat me tullumbace, torta me ylber apo me një temë të caktuar që mund të kënaqte vajzën, *gjinia e së cilës mund të ndryshojë shumë shpejt, Shiloh e festoi ditëlindjen në një “Escape Room”  në Los Angeles.

 

“Escape Room” është një dhomë në të cilën ka misione për të përmbushur, në mënyrë që të dalësh nga ajo dhomë e mbyllur. Duhet të zgjidhës mistere dhe të jesh mjaftueshëm kreativ për t’i dhënë zgjidhje problemeve në atë dhomë.

 

Por përvoja që përjetoi Shiloh ishte ndryshe nga dhomat  tipike të shpëtimit: pasi loja përfshinte dhe njerëz të panjohur duke e bërë akoma më intensive përvojën.

 

US Ëeekly raportoi në prill se Angelina është një prind kreativ dhe i përkushtuar për gjashtë fëmijët e saj, ndryshe nga Brad Pitt i cili duket i distancuar nga familja që prej vitit 2016 kur u divorcua me Angelina Jolie./Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *