Irani ka raportuar 138 vdekje të reja nga koronavirusi të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3.036. Shifrat u bënë publike nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpoor.

 

Ai shtoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 2,987 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 47.593 në të gjithë Iranin.

 

Sipas tij, deri më tani, 15.473 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet në të gjithë vendin ndërsa 3,871 pacientë të shtruar në spital janë në gjendje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *