Subscribe

Nga janari deri në gusht në Shqipëri kanë hyrë 7.1 milionë turistë të huaj,  një shifër rekord kjo që e vënë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është 27% më e lartë.

 

Këto të dhëna, sipas zv.ministres Vilma Bello, jo vetëm përforcojnë bindjen se ky vit turistik do të tejkalojë në shifra atë të 2022, kur në vend u futën 7.5 milionë vizitorë, por rrëzojnë edhe termin “turizëm sezonal”.

 

VILMA BELLO

ZV/MINISTRE E TURIZMIT

 

“Jo vetëm që piku i sezonit turisik ka qenë edhe më shumë sesa e kishim në objektiv, nga janari deri në gusht kemi një shifër 7.1 milionë turistë dhe trendet janë të njëjta. Deri në fund do kemi tejkaluar atë që kishim një vit më parë. Sezoni ishte më i mirë dhe me standard më të plotësuar. Nga bisedat që kemi pasur me tur-operatorët, ata kanë hotele të plotësuara dhe shtatorin e tetorin. Vijon të ruhet trendi nga rajoni, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Itali, Greqi, por kemi pasur shifra të rritura të turistëve që vijnë nga Spanja, Gejrmani, Holanda. Tashmë nuk flasim më për një sezon dymujor. Kemi një kalim të fjalës sezon turistik të shtrirë jo më në 2 muaj, porn ë 7 muaj, synojmë turizmin gjithëvjetor dhe në të gjithë territorin. Sepse turistët kanë frekuentuar edhe zonat e tjera, gati 40% e turistëve kanë parapëlqyer të shkojnë në veri të Shqipërisë.”

 

Rritja në shifra, sipas parashikimeve të Ministrisë së Turizmit, do të shoqërohet edhe me më shumë të ardhura që futen në buxhetin e shtetit falë aktivitetit turistik.

 

VILMA BELLO

ZV.MINISTRE E TURIZMIT

 

“Bilanci i të ardhurave bëhet në fund të vitit, por duke pasur parasysh trendin, besohet se do të jetë një shifër më e lartë. Do të tejkalojmë shifrën prej 2.8 miliardë eurosh.”

 

Ambicia e Ministrisë së Turizmit që i njëjti trend rritës të vijojë edhe vitin tjetër kërkon më së pari zgjidhjen e problematikave që dolën në pah këtë sezon: Trafiku rrugor dhe shtimi i kapaciteteve akomoduese.

 

“Turistët që kanë adhur nuk kanë mbetur pa u sistemuar, kanë gjetur kapacitetet e tyre, nëse nuk ka shtretër në hotele, ka shtëpi ose apartamente që janë kthyer në vend pritjeje për turistët, këtu mbetet problem formalizimi dhe po bëjmë një rishikim të ligjit në këtë drejtim për të formalizuar edhe këtë sektor. Do të kemi një komunikim shumë intensiv me bashkitë, që duhet të përcaktojnë një plan menaxhimi më të mirë gjatë sezonit veror për qarkullimin dhe duhet të ketë një vëmendje më të shtuar për parkimet publike.

 

Investimet në infrastrukturë, sipas ministrisë, vitin tjetër nuk do të jenë të përqendruara vetëm në zonat bregdetare, por edhe në ato veriore, të cilat po ashtu këtë vit përjetuan një “bum” turistësh të huaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *