Irani ka konfirmuar 147 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend  në 1.135. Ndërsa janë regjistruar 1.192 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 17.361.

 

Irani ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Lindjen e Mesme.

 

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Alireza Raisi këshilloi njerëzit në Iran të qëndrojnë në shtëpi për një periudhë dy javore në mënyrë që të frenohet përhapja e sëmundjes.

 

Për të tretën javë radhazi, Irani ka anuluar lutjet e së Premtes. Shumë iranianë do të festonin ditën e premte e kësaj jave Vitin e Ri Persian.

 

Vendi ka luftuar të ngadalësojë përhapjen e shpejtë të virusit, i cili ka infektuar edhe një numër ligjvënësish dhe u ka shkaktuar vdekjen këshilltarëve të zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *