Subscribe

Emigrantët, kjo është drama më e re që vjen këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental. E ngjit në skenë trupa teatrale e Fierit.

 

Është historia e dy emigrantëve, një intelektuali dhe një të papuni që s’ka asgjë për të humbur. Përpjekjet e tyre për t’iu përshtatur ligjit dhe rregullave të një shteti të ri. Ka shumë mesazhe brenda, por regjisori, zgjedh të na zbulojë vetëm një.

 

Nën rolin kryesor Astrit Hasani zbulon se kjo është një dramë që i përket të gjithë shqiptarëve intelektualë dhe jo vetëm, të gjithë atyre që për një moment kanë menduar se shpëtimi është të emigrosh.

 

Ka shfaqje është duartrokitur në Elbasan e Fier. E nga aty do të rrugëtoj në festivalin e teatrove këtë vit në Itali. Sepse përtej dramës që rrëfen kjo vepër, e autorit polak Mrozek, ka shumë plastikë të aktorëve e regjisorit që e kanë vuajtur nën lëkurën e tyre emigrimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *