Zbardhet ngjarja e regjistruar një natë më parë në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçi.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Besim Perkolaj, i cili iu bëri pritë dy vëllezerve, teksa po ktheheshin për në shtëpi. Ai i qëlloi me automatik, ndërkohë që vëllezërit i janë përgjigjur me armë zjarri pistoletë. Gjithçka nisi pas nje konflikti mes Besim Perkolës dhe dy vellezërve, në një nga lokalet e fshatit Bardhaj.

Ne vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja. Policia ka ndaluar si të përfshirë në këtë ngjarje edhe dy vëllezërit Doçi, të cilët aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *