Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe një herë se bojkoti që i bën Kosova shengenit rajonal nuk është patriotizëm. Në konferencën e përbashkët që mbajti me Avdullah Hotin, Rama tha se nëse Kosova vijon të refuzojë të marrë pjesë, do të dëmtojë veten.

“Vullneti në Tiranë dhe Prishtinë nuk ka munduar, por të arriturat nuk kanë qenë, prandaj kërkojmë shengenin për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve. Është thjesht cështje refuzimi për të rënë në batakun e teorive të konspiracionit dhe akuzave ordinere të ditës. Nuk është patriotizëm të mbyllesh apo barrikadohesh, apo të thuash një gjë apo të bësh një tjetër, por të kapërcesh të gjitha barrikadat, që mbahen në këmbë nga barrikaderos profesionistë që kanë një qëllim, pushtetin, asgjë tjetër.”

Ai ju përgjigj edhe deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me Perëndimin.

“Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë edhe në Hënë por në fund do të ulet me ne, autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën. Por dhe këtu ka një por shumë të madh, përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *