Subscribe

Liderët e Ballkanit Perëndimor nuk i kursyen kritikat mbi procedurat burokratike që pengojnë zhvillimin e mëtejshëm si dhe bashkëpunimin rajonal, një problem i reflektuar edhe më shumë pas goditjes nga pandemia.

Gjatë samitit virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik, kryeministri Edi Rama vuri theksin tek projekti i shengenit të Ballkanit Perëndimor i cili sipas tij, ka mbetur peng pasi është politizuar ndjeshëm.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Kemi nevojë për një plan konkret ekonomik në rajon i cili do të prihet nga rregulla të reja që përfshijnë implementimin dhe monitorim më efikas. Është shumë e rëndësishme që partnerët tanë të përmbushin premtimet e tyre të vazhdueshme në termat e instrumenteve financiare. Gjithashtu, është shumë e qartë tashmë se cilido që e vështirëson procesin e bashkëpunimit rajonal, me cfarëdo argumenti, e bën këtë në bazë të interesave dritëshkurtërsa politike. 4 liritë themelore të BE janë esenciale edhe në përballjen me pandeminë.”

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se rajoni mbetet tejet i përcarë.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Duhet të pranojmë se rajoni është shumë i përcarë në termat e integrimit ekonomik pasi ka një sërë burokracish në cështjet legjislative por ka edhe barriera teknike në mungesat infrastrukturore. Nëse ia dalim të punojmë së bashku, mund tia dalim të jemi të suksesshëm edhe në tejkalimin e krizës shëndetësore.”

Nga ana tjetër presidenti serb, Alexandër Vucic nënvizoi se projektet infrastrukturore po ecin me hapa shumë të ngadaltë.

ALEXANDET VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

“Kamionët tanë presin në kufijtë e brendshëm për më shumë se 26 milionë orë në vit dhe nëse e analizojmë situatën dalim në përfundimin se me ndërprejen e procedurave burokratike ne mund të kursejmë shumë para. Dihen tashmë përplasjet politike mes Prishtinës dhe beogradit, ky  nuk është faji i Hotit apo i imi por duhet të bëjmë më të mirën për ti zgjidhur edhe pse nuk jam shumë optimist për këtë. ”

Edhe liderët e tjerë nënvizuan nevojën për veprim konkret në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik në rajon ndërsa përgjegjësi i uashingtonit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer garantoi se nuk ka përcarje mes SHBA dhe BE.

Siaps Palmer arritja e marrëveshjes së 5 qershorit në Shqipëri, rikthimi i Prishtinës dhe Beogradit në tryezën e dialogut si dhe të tjera zhvillime, dëshmojnë më së mirir bashkëpunimin e ngushtë mes Uashingtonit dhe Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *