Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë ditën e sotme në protest para SPAK.

 

Regjisori Edmond Budina u shpreh se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy ditë nga kallëzimi që kanë bërë për shembjen e Tetarit, SPAK ende nuk ka reaguar.

 

Ai i ka thënë thirrje këtij institucioni që të mos bëhet palë me mafien, por të jetë në krah të qytetarëve.

 

“SPAK ndaje mendjen, me mafien apo me qytetarët?! Skandalet në vend po plasin nga dita në ditë. Qytetarët po zhyten në varfëri.  Pas 2 vitesh e 9 muajsh kallëzim për Teatrin, SPAK nuk reagon. Thirrje SPAK të mos bëhet palë me mafien. Jemi këtu për t’i thënë Stop mafies”, u shpreh ai.

 

Kjo protest u paralajmërua që një ditë më parë nga PD, ndërsa iu bë thirrje edhe qytetarëve që të merrnin pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *