Deputeti i zgjedhur demokrat, Tritan Shehu shprehet se kryeministri Edi Rama e ka të pamundur ta ndajë Shqipërinë nga Italia, Evropa apo Perëndimi.

 

Përmes një statusi në “Facebook”, Shehu shkruan se marrëdhëniet e mira midis vendit tonë dhe Italisë kondicionojnë edhe me të ardhmen tonë të përbashkët në BE.

 

Demokrati shtoi më tej se kreu i qeverisë po e shtyn vendin nga Lindja e jo Perëndimi. Sipas tij, kjo do të jetë pengesë e përkohshme, por me pasoja afatgjata.

 

Postimi i plotë:

Rama nuk mund te ndajë Shqipërinë nga Italia, Europa, Perëndimi, kurrë!

Ai vetem mund ta pengoje e vonoje kete afersi perkohesisht, ashtu si po tenton te beje.

Shqiperia e Italia-dy popuj te pa ndare, shkruajne sot mediat italiane ne 30-vjetorin e eksodit te madh drejt Italise, ku shqiptaret gjeten portat “krejt te hapura” per t’i pritur.

Kjo eshte e verteta e madhe historike mijera vjecare midis nesh, e cila pa dyshim ka kondicionur dhe te sotmen, do te kondicionoje edhe te ardhmen tone te perbashket ne BE.

Fatkeqesisht vitet e fundit Rama po pengon qellimshem keto lidhje natyrale e jetesore per Shqiperine e shqiptaret.

Autokratet dhe kriminaliteti nuk mund te gjejne strehe ne ate familje te madhe, jane te papajtueshem per aty.

Prandaj ky regjim kerkon te na shtyje drejt ne drejtimin e kundert, duke minimizuar maredheniet me Italine, Greqine, familjen europiane, Perendimin, per te na degdisur drejt Lindjes.

Aty ku fetishizohen autokratet, dominon krimi e korrupsioni.

Por askush mos te kete iluzione, kjo eshte vetem nje pegese e perkoheshme, megjithese tragjike e me pasoja afat gjate.

Neser pa dyshim gjerat do te rivendosen aty ku duhet, por kjo kerkon qendrese, force, determinim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *