Pasi kryeministri Edi Rama denigroi edhe figurën e tij, Dashamir Shehi ju përgjigj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i LZHK deklaroi se batutat do të jenë fundi i Ramës.

 

Ai i përmendi kreut të qeverisë viktimat nga koronavirusi dhe pagën minimale që qytetarët marrin.

 

“Batutat nuk të nxjerrin nga bataku, faqorja e rakisë sjell më pak dëme se vizat e tepsisë! Në 2017 erdhi në pushtet me batuta dhe timon, por batutat dhe palaçollëku do jenë edhe fundi i tij politik. Shqiptarët presin përgjigje pse janë vendi me numrin më të lartë të viktimave në botë nga COVID-19 në raport me popullsinë, ai merret me faqore rakie, a thua se vaksinat anticovid i ka në hambaret e Skraparit. Shqiptarët duan të dijnë pse kanë rrogën minimale më të ulët në Evropë ai merret me filxhanë dhe fallxhore. Shqiptarët pyesin pse paratë e krimit po falimentojnë biznesin e ndershëm, ai u thotë fajin e kanë aleatët e opozitës. Populli kërkon shpjegime pse rrugët e lëna rrugëve po marrin çdo ditë jetë njerëzish, Rama u thotë se rrugët në 3D kanë përfunduar të gjitha. Edvin, arroganca dhe papërgjegjshmëria kanë një çmim që do paguhet në fund!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *