Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari paralajmëron thellim...

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u rrëzua ngritja...

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte autori i...

SHBA vendos sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit

12 Prill 20:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot vendosjen e sanksioneve që synojnë një zëdhënës të Hamasit që është shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian dhe udhëheqësve të njesisë për dronë të grupit, shkruan Reuters.

Bashkimi Evropian po vendos njëkohësisht sanksione kundër Hamasit, tha departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet amerikane kanë shënjestuar Hudhayfa Samir ‘Abdallah al-Kahlut, i njohur edhe si “Abu Ubaida”, i cili është zëdhënës i Brigadës Al-Kasam – krahut ushtarak të Hamasit në Gazë – që nga viti 2007, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet po ashtu kanë shënjestuar William Abu Shanab, komandant i njësisë al-Shimali, me seli në Liban, Bara’a Hasan Farhat, i cili është ndihmës i Abu Shanabit dhe është komandanti në njësinë al-Shimali, si dhe ndaj Khalil Muhammad ‘Azzam, një zyrtar i inteligjencës i Hamasit.

“Veprimi i sotëm i përbashkët përforcon përqendrimin tonë të vazhdueshëm, kolektiv të pengimit të aftësisë së Hamasit për të kryer sulme të mëtejme, përfshirë në luftën kibernetike dhe në prodhimin e dronëve”, tha Brian Nelson, nënsekretari për terrorizëm dhe financim të inteligjencës në Thesarin amerikan.

Thesari amerikan u bëri thirrje shteteve partnere dhe aleate që të vazhdojnë “të shënjestrojnë rrjetet e Hamasit, kudo që ato operojnë, përfshirë edhe në domenin kibernetik, tha Nelson.

Sanksionet nënkuptojnë që të gjitha pronat dhe interesat që kanë personat e shënjestruar në SHBA do të bllokohen.
Që nga 7 tetori 2023, Izraeli po zhvillon një luftë kundër Hamasit në Gazë, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë luftarake dhe qeverisëse të Hamasit, përderisa nga ofensiva izraelite në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 33.000 persona./vizionplus.tv/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
hamas Sanksione SHBA

Nga e njëjta kategori

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllokada e Iranit

më shumë...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes së mallrave

më shumë...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi 71 miliardë dollarë për 10 vitet e ardhshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

8:07

“Jemi takuar disa ditë para hyrjes në...

7:23

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit...

7:06

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë...

6:54

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin...

6:45

Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë...

6:19

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk...

6:02

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim...

6:01

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari...

5:34

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u...

5:28

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte...

5:27

Trump për situatën në Lindjen e Mesme:...

5:01

Parashikimi i motit për ditën e martë

5:01

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se...

4:45

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...
  • Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.