Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan rekordin e ri të viktimave nga Covid 19.  2.405 persona humbën betejën me sëmundjen 24 orët e fundit, duke regjistruar shirën më të lartë brenda një dite.

Zyrtarët e shëndetësise kanë bërë apel për të mos pezulluar masat e distancimit social deri në një moment të dytë.

Ndërkohë  presindenti Donald Trump ka urdheruar nderprerjen e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, OBSH dështoi në detyrën themelore për përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit e keqmenaxhimin e përhapjes së virusit pasi ai u shfaq për herë të parë në Kinë.

DONALD TRUMP

PERSIDENT I SHBA

“Ne po bëjmë më të mirën për njerëzit tanë, SHBA-të po shohin dritë në fund të tunelit. Por ju e shikoni çfarë po ndodh në Spanjë, në Itali në Mbretërinë e Bashkuar, ne po punojmë me ta dhe po i  ndihmojmë veçanërisht me ventilatorë. Po udhëzoj administratën time të ndalojë fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit. OBSH dështoi në detyrën themelore dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat që ka shkaktuar koronavirusi. Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, ne kemi shqetësime të thella nëse bujaria e Amerikës është vënë në përdorimin më të mirë të mundshëm.”

Trump tha më tej se nëse OBSH do të bënte punën , shumë njerëz nuk do të kishin vdekur.

“Sikur OBSH të bënte punën duke dërguar ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren, dhe duke vënë në dukje mungesën e transparencës së Kinës, shpërthimi mund të ishte izoluar dhe sot do të kishim më pak viktima. Kjo do të shpëtonte mijëra jetë dhe do të shmangte dëmin ekonomik në të gjithë botën. Në vend të kësaj, OBSH mbrojti veprimet e qeverisë kineze.”

Menjëherë pasi Trump njoftoi ndërprerjen e fondeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres kritikoi vendimin duke thënë se kjo nuk është koha e duhur për të marrë një hap të tillë ndaj OBSH-së.

Edhe Brukseli e ka dënuar vendimin e Trump. Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell në një postim në Twitter shkruan se “vendimi i Trump në një moment kur përpjekjet e OBSH-së janë më të nevojshme se kurrë, është i pajustifikueshëm”. Edhe Kina ka shprehur shqetësim serioz për njoftimin e kreut të SHBA.

Nderkohe mediat amerikane shkruajnë se shërbimet e inteligjencës kanë raportuar për një anomali dhe krizë shëndetësore në Wuhan që nentorin e vitit të kaluar, por një gjë e tillë është mohuar nga zyrtarët amerikanë.

Sipas mediave qeveria amerikane ka financuar me nje fond prej 3.7 milione dollaresh një laborator në Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të virusit, i cili merrej me eksperimente tek lakuriqët e natës, ku dyshohet se ka origjinën edhe Covid 19 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *