Ekzekutimi i Kasem Sulejmanit ka shkaktuar reagime të ashpëra, por njëherësh ka rritur tensione në Lindjen e Mesme.

 

Presidenti Trump ka paralajmëruar sërish se forcat ushtarake amerikane kanë vënë në shënjestër 52 baza ushtarake iraniane dhe do t’i sulmojnë shpejt e fuqishëm në rast se Teherani godet amerikanët.

 

DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA

“Irani po flet me guxim të madh se ka në shënjestër disa asete të SHBA-së si hakmarrje për sulmin tonë ndaj liderit terrorist i cili vrau një amerikan dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, pa përmendur njerëz të tjerë që vrau gjatë jetës së tij përfshi dhe qindra protesues iranianë së fundmi. Ai gati po sulmonte ambasadën tonë dhe përgatitej të godiste në disa lokalitete të tjera. Irani nuk ka qenë asgjë tjetër përveçse një problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si paralajmërim. Nëse Irani vret qoftë një amerikan apo sulmon nje aset të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të goditet shumë shpejt e shumë fuqishëm. SHBA nuk do më kërcënime!”

 

Paralajmërimi i Trump u pasua nga një reagim i komandantit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili përmendi gjithashtu 35 baza amerikane, të cilat Irani mund t’i godasë në kundërpërgjigje.

 

Gjenerali Gholamali Abuhamzeh deklaroi se Teherani do të ndëshkojë amerikanët kudo dhe kurdo që te mundet. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei gjithashtu ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj atyre që vranë gjeneralin Soleimani.

 

Rritja e etensionit pas vrasjes se gjeneralit ka detyruar shtetet e bashkuara te dergojne një  kontigjent prej 750 trupash shtesë në rajon, dhe rreth 3,000 ushtarë të tjerë, do të dislokohen në Lindjen e Mesme në orët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *