Subscribe

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tregoi si do të veprohet në rast se një nxënës a mësues del pozitiv me koronavirus, pas rikthimit në shkollë.

Në një komunikim online përmes “Facebook”, Shahini tha se skenarët në këtë rast janë që të mbyllet klasa, por edhe shkolla.

Ajo siguroi se të gjithë nxënësit dhe mësuesit do të tamponohen nëse ndodh diçka e tillë.

“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore.”

Besa Shahini sqaroi edhe se në ato shkolla që do të ketë ngarkesë mësimore, është planifikuar që të shtohet numri i mësuesve.

“Nëse sëmuret një mësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar për të mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor”, shpjegoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *