Sulmuesi 38 vjeçar i Bregut të Fildishtë Didier Drogba, i cili aktualisht luan për Montreal Impact, është një kanditaturë surprizë e Napolit, në tentativë për të mbushur hapsirat e krijuara nga Arkadiusz Milik.
Sulmuesi pësoi një dëmtim në gjur, gjatë aktivizimit me Poloninë në eliminatoret e Botërorit 2018 përballë Danimarkës, dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 4 ose 6 muaj.
Drogba teorikisht do të merret në formën e huazimit nga Napoli deri në 30 Qershor, në rast se realizohet si lëvizje. Në rast se ndodh, do të ishte liga e katërt europiane në të cilën Drogba aktivizohet, pas Frances, Anglise dhe Turqise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *