Në ditët e fundit të mandatit katër vjeçar, presidenti Donald Trump ka marrë një goditje nga senatorët republikanë të cilët kanë rrëzuar veton e tij ndaj një projektligji për mbrojtjen që kap vlerën prej 740 miliardë dollarësh.

 

Tetë veto të mëparshme të presidentit janë mbështetur por në këtë rast, me 81 vota pro dhe 13 kundër, senati për herë të parë arriti shumicën e nevojshme me dy të tretat për ta kundërshtuar presidentin.

 

Reagimi i Trump ishte i menjëhershëm. “Senati ynë Republikan sapo humbi mundësinë për të hequr qafe Seksionin 230, i cili u jep fuqi të pakufizuar kompanive të Big Tech. Patetik !!!”- shkroi ai ne tëitter.

 

Akti për Mbrojtjen financon shumë projekte qeveritare, që tek pagesat për ushtarët deri tek masat për të përballuar kërcënimet gjeopolitike. Presidenti Trump refuzoi ta nënshkruante atë në ligj sepse nuk shfuqizonte disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë, të cilat i ka kritikuar vazhdimisht për politikat e tyre monopoliste dhe censurimin e lajmeve.

 

Para fillimit të debatit, udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell e beri te qarte se ishte i vendosur për ta miratuar projekt-ligjin.

 

“Ne e kemi miratuar këtë legjislacion 59 vjet rresht. Dhe në një mënyrë apo në një tjetër, do ta përfundojmë edhe të 60-in. Do ta kalojmë atë në ligj përpara se të mblidhet kongresi i ri të dielën”, tha Mitch Mcconell, udheheqesi republikan në senat.

 

Senatorët duke votuar projektligjin e mbrojtjes, rrjedhimisht nuk i dhanë dritën jeshile politikave që kufizojnë tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Europa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *