Miratimi në kuvend I kërkesës së organeve të vettingut që të mos shkurtoheshin fondet në dispozicion të tjerë ka sjelle reagimin e Partisë Demokratike.

 

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, selia blu thotë se Partia Socialiste  kishte refuzuar një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore.

 

 

Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut.Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës. Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës.Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformës në Drejtësi, zbatimin  e të cilës po e vonon prej 2 vjetësh.Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *