E martë, 27 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohet tokë në Himarë

Prokuroria e Vlorës vuri sekuestro preventive për 20 mijë metër katror tokë në Himarë, pasi dyshohet se ishte përfituar përmes dokumentacionit të falsifikuar. Sipas organit të akuzës, toka e sekuestruar është në zonën  Palermo – Himarë dhe dyshohet se dokumentet u falsifikuan nga Vasil Rrapo. Hetimet për këtë çështje nisen pas një kallëzimi të bërë nga disa persona të cilët kanë dokumentacionin e trashëgimisë së ligjshme mbi pronën, e cila është e regjistruar në emër të Vasil Rrapos. Në vijim Prokuroria ka konstatuar se pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe, është tjetërsuar duke u shitur te persona të tretë ose duke u dhuruar.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë