E martë, 27 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohet toka në Theth

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, Gjykata vendosi sekuestro preventive për rreth 41 mije metër katrore tokë, në zonën turistike të Thethit. Hetimet zbuluan se kjo sipërfaqe e madhe është regjistruar ne vitin 2008 në emër të fëmijëve të ish-kryetarit të komunës, Dedë Tonaj, përmes dokumenteve të falsifikuara. Mashtrimi është kryer ne bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi. Këta tre persona akuzohen për  “shpërdorim detyre”. Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të regjistruara në hipotekë në emër të 5 shtetasve të ndryshëm, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i mëtejshëm i tyre. Ndërkohe është njoftuar edhe avokatura e shtetit, që të vijojë procedurat për të rikthyer ligjshmërinë e kësaj sipërfaqeje.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë