Forcat e Komisariatit Nr.5 në Tiranë finalizuan operacionin e koduar  “Zallmneri” duke goditur një rast të shitblerjes të lëndëve narkotike.

 

Efektivet kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Të arrestuar:

– Xhevahir Lusha, 47 vjeç, lirjan Selimi, 34 vjeç, Ervin Lika, 30 vjeç, Besnik Lika, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në kërkim u shpall shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

 

Këta persona në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti  tip “Golf”.

 

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve iu sekuestruan 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, automjet tip “Golf” dhe  3 aparate celularë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *