Subscribe

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për hedhur më dritë mbi tenderin e rikonstruksionit të ish-hotel “Dajtit”.  Prokurori Endri Bimi ka përfshinë në hetim jo vetëm procedurat e tenderit 16 milionë euro, por edhe blerjen e ish-hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, për një shumë prej 30 milionë eurosh.

 

Burime të organit të akuzës konfirmuan për Vizion Plus se hetimi është përqëndruar tek shpërdorimi i detyrës nga administrata e bankës. Hetimi nisi pas publikimit në media të fakteve që tregonin se banka e Shqipërisë po refuzonte transparencen mbi këtë prokurim, e konkretisht emrin e kompanisë fituese dhe kriteret e përzgjedhjes së saj.

 

Vlera e parë për rikonstruksionin ishte llogaritur 16 milionë euro. Ajo më pas u rrit në 18 milionë,por më pas u ul sërish në fondin fillestar. Ekspertë të fushës vlersojnë se kostoja prej 16 milion eurosh konsiderohet e lartë dhe madje abuzive në raport me madhësinë e godinës që do të rikonstruktohet, cka ngre akoma më shumë dyshimet për një skandal financiar me këtë tender.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *