Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin shprehu bindjen e tij për anëtarësimin e Suedië në NATO. Ai deklaroi se Suedia do të mirëpritet si një anëtare e re e NATO-s deri në samitin e radhës që do të mbahet në korrik të këtij viti.

 

“Unë bashkohem me 30 ministrat e tjerë të mbrojtjes në aleancë dhe e di se ata ndihen të njëjtën mënyrë,” tha Austin, duke folur së bashku me ministrin suedez të Mbrojtjes Pal Jonson në Stokholm.

 

Pushtimi rus i Ukrainës bëri që Finlanda dhe Suedia të braktisin neutralitetin e tyre dhe të kërkojnë mbrojtje brenda NATO-s.

 

Aleanca ka një politikë të dyerve të hapura, që do të thotë se çdo vend mund të ftohet të anëtarësohet nëse shpreh një interes, për sa kohë që ai është në gjendje dhe i gatshëm të mbështesë parimet e traktatit themelues të aleancës.

 

Megjithatë, sipas rregullave të pranimit, çdo shtet anëtar mund të vërë veton ndaj një vendi të ri për t’u anëtarësuar. Dhe ndërsa një shumicë dërrmuese e anëtarëve të NATO-s mirëpritën aplikimet e Finlandës dhe Suedisë. Por vetëm Turqia dhe Hungaria “ngrin” këtë aplikim duke mos dhënë “dritë jeshile”.

 

 

Turqia ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë për strehimin e “organizatave terroriste” kurde, ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orban pretendoi se ata po përhapnin gënjeshtra në lidhje me ligjin në shtetin e tij.

 

Turqia dhe Hungaria e zbutën qëndrimin e tyre ndaj Finlandës muajin e kaluar, duke miratuar aplikimin e saj dhe duke e lejuar atë të bëhet vendi i 31-të anëtar i NATO-s .

 

Turqia tha se nuk do ta miratonte anëtarësimin e vendit në NATO nëse nuk ekstradon “terroristët” me kërkesë turke. Suedia e ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhë, ndaj procesi ka ngecur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *