Subscribe

Pas rreth12 orësh debati mazhoranca miratoi me votat e saj projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

 

75 deputetë të mazhorances votuan në një situatë të tensionuar.

 

Opozita ishte ngritur e gjitha në këmbë në shenje proteste. Situata u ndez më tepër në momentin kur ligjvënësit e pakicës goditën me kartona kryeministrin. Urdhrin e dha vetë Lulëzim Basha.

 

E pas këtij momenti deputetët e PD-së dhe LSI-së braktisën sallën.

 

Por nuk ishin të vetëm që nuk votuan ligjin në tërësi. Edhe ministri për Diasporën Paneli Majko, nuk ishte në sallë në momentin e votimit të draftit të qeverisë.

 

Më herët gjatë seancës maratonë, lideri i opozitës Lulzim Basha e cilësoi çështjen e prishjes se Teatrit Kombëtar, si tregues të keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

 

Për të rrëzuar argumentet e opozitës, me gjuhën e shifrave foli ministri Ahmetaj, sipas të cilit, toka truall e teatrit nuk preket.

 

Tashmë çështja e Teatrit të ri Kombëtar është në duart e Presidentit të Republikës Ilir Meta, nëse do ta dekretojë apo do ta kthejë për rishqyrtim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *