Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez njoftoi se do t’i propozojë parlamentit spanjoll që të votojë në favor të njohjes së një shteti palestinez deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027.

“Gjatë këtij mandati parlamentar, unë do t’i propozoj parlamentit njohjen e shtetit palestinez nga Spanja”, tha Sanchez në një aktivitet të organizuar nga Partia Socialiste në Bilbao.

“Ne do ta bëjmë këtë jo vetëm për bindje morale, sepse është një kauzë e drejtë, por edhe sepse është mënyra e vetme që dy shtetet, Izraeli dhe Palestina, të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri”, shpjegoi ai.

Sanchez, i cili u rizgjodh në nëntor 2023, ka shprehur tashmë dëshirën e tij për të njohur një shtet palestinez, por deri më tani nuk ka specifikuar një kornizë të saktë kohore./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *