Subscribe

Zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino, në një intervistë për Vizion Plus me gazetarin Roland Zili, në edicionin qendror të lajmeve ka folur lidhur me planin e rritjes ekonomike, pas zhvillimit të samitit europian në Tiranë.

Çfarë mund të themi për impaktin që ka ky plan ekonomik në rajonin tonë?

“Kanë qenë 2 ditë intensive në Tiranë, qoftë në politikën e brendshme, por edhe në politikën e brendshme që merret me integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për politikën e jashtme. E them këtë sepse edhe njëherë Tirana tregoi se është në qendër të samiteve dhe të vendimeve të rëndësishme”, tha ajo. “Ky samit vjen si pasojë si një pune të madhe të ndërmarrë në këto 10 vitet e fundit drejt integrimit dhe vullneti politik ka qenë i madh dhe integrimi në BE mbetet një prioritet i qeverisë shqiptare dh puna që ka ndërmarrë dhe me ekipet negociatore sidomos vitin e fundit me ekipin SYNC ka qenë intensive”, tha ajo duke nënvizuar se konvergjenca ekonomike është produkt i kësaj pune. “Plani i konvergjencës ekonomike ka ardhur si pasojë e dialogus mes BE dhe BP dhe nxitjes nga ana jonë për të kuptuar më mirë nga BE dhe për të kuptuar vështirësitë që kemi hasur. Ky është një plan që u prezantua në nëntor të vitit të kaluar dhe synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, kryerjen e investimeve që mund të përshpejtojnë zgjerimin e BE”, theksoi ajo.

Cilat janë shtyllat kryesore, katër fushat?

“E para është rritja e integrimit ekonomik me tregun unik europian, ndërmjet 7 fushave prioritare, si lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, fuqisë punëtore, etj. Shtylla e dytë është rritje e integrimit ekonomik të BP përmes tregut të përbashkët rajonal. Shtylla e tretë është përshpejtimi i reformave themelore, vendet e BP duhet të përgatisin agjendat e tyre kombëtare të reformave, bazuar në rekomandimet e paketës vjetore të zgjerimit por edhe konkluzionet e dialogut ekonomik e financiar. Në këtë pikë Shqipëria ka përgatitur një draft të parë të agjendës kombëtare dhe të rritjes, që ky draft është i detyrueshëm për përfitimin nga ky instrument i ri financiar. Shtylla e katërt është rritja e ndihmës financiare, pra 6 miliardë euro shtesë për Ballkanin Perëndimor.

Nëse flasim për Shqipërinë çfarë roli mund të luajë vendi ynë për ta finalizuar me sukses këtë plan ambicioz që është i shtrirë për të gjitha vendet e rajonit?

“Shqipëria ka demonstruar se është vendi më proaktiv në rajon, veçanërisht sa i përket nismave rajonale që sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë dhe për procesin e integrimit europian në përgjithësi. Vetëm përgjatë këtij viti Shqipëria kryeson një sërë nismash rajonale”, theksoi ajo duke nënvizuar se ky moment duhet ruajtur për të vijuar në të njëjtën formë përtej sfidave për Shqipërinë e rajonin./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *