Forcimi i sgurisë, lufta në Ukrainë si dhe konflikti Iazrael-Gaza ishin në fokus të ditës së parë të diskutimeve të krerëve të bashkimit europian dhe liderëve të 27 vendeve anëtare të cilët janë mbledhur në bruksel në samitin dy ditor.

Në fjalën e saj kryeparlamentarja europaine Roberta Metsola theksoi rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtje së bllokut europian ndaj kërcënimeve të mundshme.

“Projekti ynë i paqes varet nga aftësia jonë për të qenë të sigurt dhe autonom. Nëse jemi seriozë për mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive, duhet të ndërmarrim veprime për ndërtimin e një kuadri të ri sigurie të BE-së”, tha Metsola.

Kryeparlamentarja tha gjithashtu se në këtë moment krtitik është e rëndësishme të mos lëkundet mbështetja ndaj Ukrainës për të cilën tha se po shërben edhe si mburojë ndaj Europës.

“Ne duhet të përshpejtojmë dhe intensifikojmë shpërndarjen e pajisjeve që atyre u nevojiten për të mbështetur mbrojtjen e saj”, tha Metsola.

Në tryezën e diskutimit të liderëve europian është hedhur edhe ideja për përdorimin e aseteve ruse për të blerë armatime për Ukrainën. Kancelari gjerman Olaf Scholz e mbështeti këtë ide ndersa Rusia reagoi duke kërcënuar me hakmarrje nëse një gje e tillë do të ndodhë.

Sa i takon konfliktit Izrael-Hamas, Metsola tha se BE do të vazhdojë të kërkohet armëpushim, lirimi i pengjeve dhe më shumë përpjekje për ndihma humanitare në Gaza. Por sekretari i përgjithshëm i komvbeve të bnashkuara antonio guterres i kërkoi BE të shmangë standartet e dyfishta mes Gazës dhe Ukrainës.

“Parimi thelbësor i ligjit ndërkombëtar humanitar është mbrojtja e civilëve. Ne duhet t’i përmbahemi parimeve në Ukrainë ashtu si në Gazë, pa standarde të dyfishta”, tha Guterres.

Samiti i liderëve do të vazhdojë edhe nesër ku cështje të tjera që do të diskutohen janë zgjerimi, reformat dhe ekonomia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *