Subscribe

Ne Londër është mbajtur takimi i Ministrave te Jashtëm te vendeve te Ballkanit Perëndimor ne kuadër te Procesit te Berlinit. Çështjet kyçe që u trajtuan gjatë takimit kishin të bënin me perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, si dhe forcimin e angazhimeve të vendeve të rajonit ndaj demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Ndërkaq ministri gjerman i shtetit per Europen Michael Roth është shprehur më herët se stabiliteti në këto vende është i një rëndësie vendimtare për sigurinë.

 

“Jam i kënaqur për vazhdimin e fokusimit në mënyrë intensive në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe këtë herë në kuadrin e Procesit të Berlinit. Stabiliteti dhe zhvillimi i demokracisë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në Kosovë dhe Serbi janë në interes si për Gjermaninë ashtu  dhe për Evropën dhe janë të një rëndësie vendimtare për sigurinë”.

 

Procesi i Berlinit është themeluar nga Qeveria Gjermane në vitin 2014, në kuadër të së cilës do të zhvillohet dhe samiti I Londrës. Në thelb, kjo ka të bëjë me përmirësimin e bashkëpunimit rajonal midis vendeve në rajon, si dhe lidhjeve me BE, duke u fokusuar në infrastrukturën e transportit dhe energjisë, të rinjtë dhe ekonominë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *