Subscribe

Sot në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve do të jenë investimet për Rajonin.

Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën ka deklaruar se investimet në infrastrukturë do të jenë një nga pikat kyçe të diskutimit.

Lidhja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të jetë fokusi i investimeve, për të rritur më tej shkëmbimet mes dy vendeve.

“Nga drejtoresha e BERZH u theksua që klima e investime apo kredive të dhëna ka qenë e lartë, në vlerën 18 miliardë lekë vetëm për vendin tonë. Edhe pas 6 vitesh është bërë ritakimi i vendeve të Ballkanit për të folur për pikat kryesore të BERZH dhe si do realizojnë projeksionet për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Janë ndalur në disa ccështje kryesore, sicc është ajo e infrastrukturës, që do sjellë linja transporti për Shqipërinë. Do kemi shkëmbime Shqipëri-Mali i Zi më të shpejtë. Në këtë klimë të rënduar politike në BP, referuar situatës Kosovë-Serbi, klima politike duhet të jetë e fundit që duhet të diskutohet”, tha Hoxha./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *