E ndërsa Rama e Cipras pritet te takohen ne Londër, samiti i vendeve te Ballkanit do te mbledhë ne kryeqytetin britanik edhe liderët e tjere te rajonit per te diskutuar sfidat e përbashkëta. Të martën më 10 korrik, kryeministrja britanike Tereza Mei, do të udhëheqë samitin, i pesti në vazhdën e procesit të Berlinit. Pjesë e tij do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Samiti ka për qëllim angazhimin e Britanisë ndaj rajonit dhe sigurisë në Europë. Qeveria britanike ka ftuar në këtë takim edhe partnerët nga Austria, Franca, Gjermania, Austria, Italia, Greqia e vende të tjera. Samiti do të përqendrohet në 3 pika të rëndësishme: rritja e stabilitetit ekonomik në Ballkan, si dhe çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *