Subscribe

Për te dytën dite me radhe opozita ka kërkuar arrestimin e drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit Ardi Veliu. Deputeti demokrat Ervin Salianji i cili ndodhet ne hetim për kallëzim te rreme për dosjen “Babale” ka shfrytëzuar bisedat e përgjuara te Alizotit për te mbështetur këtë kërkesë.

 

Ervin Salianji: Sot është dita ku Ardi Veliu duhet të ishte në burg. Sot është dita ku Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg. Sot është dita ku Taulant Balla duhet të ishte nën procedim penal për sajimin e provave dhe blerje të dëshmitarit të rremë.

 

Sipas PD përgjimet zyrtare te prokurorisë faktojnë përfshirjen e numrit 2 te PS Taulant Balla dhe drejtorit te përgjithshëm te policisë në krijimin e dëshmitarit të rreme.

 

 

Në përgjimet e datës 27 Maj vetëm tre ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej zyrtarisht nga policia e shtetit ai bën këtë bisedë të përgjuar nga prokuroria:

“Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?…….E kur të vij ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? i kishte thënë ai, hap gojën sa do, i kishte thënë ai (shoku nga Librazhdi)”.

 

Përgjimet e realizuara nga prokuroria janë shndërruar ditët e fundit ne argumentin kryesor te opozitës për dosjen “Babale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *