Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u takua këtë të enjte me ambasadoren e re amerikane, Yuri Kim. Ruçi e shfrytëzoi takimin për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë. Sipas tij, Shqipëria u shpëtua nga copëtimi falë SHBA.

 

“Mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  100 vjetori i parlamentarizmit  shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Willson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli,  kontributin  e madh të kampionit të demokracisë për të mbajtur gjallë frymën e lirisë të shqiptarët, mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranzicionit demokratik, kontributin unikal të ShBA në pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e  anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbështetjen e integrimit europian të vendit si edhe për kryerjen e reformave të rëndësishme për fuqizimin e sistemit demokratik, zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë.”

 

Që prej mbërritjes së saj në Tiranë, Yuri Kim është takuar me presidentin Ilir Meta, ministrat Gent Cakaj, Etilda Gjonaj e Olta Xhaçka dhe me kryeprokurorin Olsian Çela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *