Subscribe

Kreu i parlamentit Gramoz Ruci ka shigjetuar opoziten dhe presidentin Meta.Teksa ka marre pjese ne aktivitetin per te kujtuar 99 vjetorin e luftes se Vlores, Ruçi ka kujtuar se te qenit ne anen e duhur te historise kerkon respektimin e kushtetutes dhe konsolidimin e demokracise.

 

 

Sot, të jesh në anën e duhur të historisë do të thotë: Të nderosh patriotët, luftëtarët, çlirimtarët dhe dëshmorët që kanë rënë për Shqipërinë; Të mbash, dhe jo tu ikësh përgjegjësive kombëtare e politike për konsolidimin e demokracisë dhe mirëqenien e shqiptarëve; Të respektosh Kushtetutën dhe ligjet përkundër aventurave politike dhe egocentrizimit elektoral; Tu përkushtohesh reformave për zhvillimin e vendit dhe forcimin e institucioneve, përkundër shpikjes së armiqve, rreziqeve dhe rikthimeve imagjinare.”

 

 

Kreu I parlamentit ka theksuar se 2019-ta eshte vit I rendesishem pasi perkon me ngjarje te rendesishme historike vecanerisht me 75 vjetorin e clirimit te vendit.

 

 

Është viti i 75 vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë e kolaboracionistët. 2019 është pragu i 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, i vitit kur shqiptarët treguan se nuk janë vetëm një komb luftëtarësh, por edhe një popull që e do dhe punon për ndërtimin e demokracisë. Është një koinçidencë domethënëse që fillimi i parlamentarizmit dhe lufta e Vlorës kanë ndodhur në të njëjtin vit.Të dyja këto ngjarje ishin prova të fuqishme të zhvillimit politik të shoqërisë shqiptare, të rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit në emër të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë.

 

 

Ruçi ka mare pjese edhe ne takimin me drejtuesit e partisë socialiste ne jug te vendit ne kuadër te riorganizimit te strukturave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *