Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përcolli një mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-ministrit Maksim Cikuli. Ruçi vlerësoi figurën e tij dhe tha se ai respektohet nga të gjithë qytetarët.

“Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë viteve 1996-2001, Maksim Cikuli ka treguar vizion, përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë prej legjislatori për mbështetjen e zhvillimit të mjekësisë dhe të shërbimit shëndetësor në Shqipëri si edhe për shërbimin ndaj qytetarëve. Gjatë gjithë jetës së tij, Profesor Cikuli ka shërbyer me korrektesë e devotshmëri dhe me vyrtytet e larta profesionale e njerëzore ka fituar respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve të Shqipërisë. Deputeti Maksim Cikuli do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time si një koleg, ligjvënës dhe qytetar shëmbullor dhe referencë për shkencëtarët, politikanët dhe deputetët e Shqipërisë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve.”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *