Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca shprehet se Shqipërisë eksporton për herë të parë peshkun ton, kuotat e të cilës janë rritur ndjeshëm.

 

Ajo sqaron se vlera e shtuar e peshkut të zënë në ujëra të huaja që vjen dhe rritet në Shqipëri ngel në vendin tonë, e sipas saj, kjo gjë gjeneron punësim.

 

“Ështe hera e pare qe ne ekportojme peshkun ton, kuotat e te cilit ne i jepnim ne vendet e tjera, pra nuk i shfrytezonim ne vendin tone. Kuotat kane qene ne 2016 56 mije ton, sot i kemi rritur ne 170 ton. Keto kuota po i shfrytezojme ne nje ferme akuakulture prej 500 hektarësh te vena ne dispozicion nga subjekti ku keto leke mbeten ne vendin tone. Objektivi i Ministrise se bujqesise eshte qe keto kuota te rriten vazhdimisht. Ne kemi potencial per te rritur edhe kuotat e açugeve ne raport me Bashkimim Europian. Vlera e shtuar gati tre fish e peshkut te zene ne ujera te huaja qe vjen dhe rritet ne shqiperi ngel ne vendin tone dhe kjo gje gjeneron punesim, produkte me standard te larte dhe krinon modelin e nje ekonomie qe zhvillohet me tej.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *