Subscribe

Javën e ardhshme, personeli ndihmes shëndetësore në Kosovë ka paralajmëruar se do të futet në grevë pasi qeveria nuk u ka siguruar pagesën shtesë më kushtet e pandemisë.

 

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi thekson se të gjithë punonjësit duhet të trajtohen njësoj pasi jeta e tyre është në rrezik.

 

JUSUF AZEMI KRYETAR I SPSP

 

“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të hyrë në grevë… tani kemi një presion nga punëtorët teknik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe në qendrat klinike universitare. Denitivisht që të gjithë janë pro grevës. Ka pasur afat të mjaftueshme Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi bërë me dije se do të ndalim shërbimet tona dhe këto shërbime nga java tjetër do të ndërpriten”

 

Për më tepër Kosova po përballet me rritjen e shifrave te papunesise. Deri në fund të vitit pritet të mbyllen rreth 100 mijë vende pune.

 

Edhe në Maqedoninë e Veriut, kriza shëndetësore është pasuar me efekte të rënda ekonomike. Në 24 orët e fundit 22 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *