Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti me 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim.

 

Albin Kurti ka reagur ndaj shkarkimit, duke akuzuar ne menyre te drejtperdrejte te derguarin e posacem te shteteve te bashkuara richard grennel si dirigjues te ketij skenari.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sesa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

 

Madje ka theksuar se do te vijoje te jete kreu I qeverise.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. E ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi. Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

 

Me heret Iniciatori I ketij mocioni, partneri I koalicionit qeverises isa Mustafa ka deklaruar se ministrat e tij nuk do te terhiqen nga kabineti.

 

ISA MUSTAFA

KRYETAR I LDK

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!

 

Edhe Bashkimi Europian ka reaguar per mocionin kunder kurtit, sipas zedheneses ana pisonero kosova ka nevoje per stabiliteti dhe te gjithë liderët politikë tani duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të njerëzve.

 

Ne keto kushte  ekzistojne disa skenare te mundshem per zgjidhjen e krizws: nga njera ane ekziston nevoja e formimit e qeverise se re, e nga ana tjeter eshte opsioni I zgjedhjeve të reja apo edhe vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie me kompetenca të kufizuara për një kohë te caktuar.

 

Pas mocionit , qeveria  e Albin Kurtit mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Në Kushtetutën e Kosovës, neni 100 parashikon se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, ajo konsiderohet në dorëheqje. Kurse neni 82 përcakton se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mocionit tw mosbesimit ndaj Qeverisë.

 

Sipas nenit 95  “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose largohet per arsye te tjera, posti i tij mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *