Shtatë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

 

Sipas mediave ndërkombëtare avioni model B-17 është rrëzuar në një aeroport në shtetin amerikan të Connecticut.

 

Në bord ndodheshin 13 persona në total, ku 6 anëtarë të bordit sipas mediave të huaja fatmirësisht  kanë shpëtuar. Avioni ishte i regjistruar si avion civil dhe nuk po fluturohej nga ushtria amerikane.

 

Gjithashtu bëhet me dije se dhe rreth 10 aeroplanë B-17 janë ende në gjendje pune dhe fluturojnë në qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *