Gjykata e Tiranës ka rrëzuar këtë të martë dy kërkesat e ish-deputetit kristian demokrat Mark Frroku. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Frroku kishte kërkuar pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve ligjore të ardhura nga Belgjika që kanë lidhje për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 ne Bruksel. Gjykata nuk e quajti të vlefshme kërkesën e ish-deputetit, duke lënë në fuqi argumentin e Prokurorisë se proceduarat e ardhura nga shteti belg janë të rregullta dhe se mund të përdoren në seancë gjyqësore të vendit tonë. Po kështu, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e Prokurorisë për t’i hequr gjykimin e shkurtuar të pandehurit tjetër Kristian Marina, i cili akuzohet së bashku me ish-deputetin se, kanë qëlluar me thikë viktimën Kurti në Belgjikë. Mark Frroku akuzohet për katër vepra penale: vrasje, ndërtim të paligjshëm, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *