Subscribe

Qëndrueshmëria e sigurisë në Ballkanin Perëndimor do të përbëjë një nga kryeçështjet në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s me prani të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken të martën dhe të mërkurën në Bruksel.

 

Edhe pse ndaj Shqipërisë nuk ekziston asnjë sulm i drejtpërdrejt ushtarak, ai hibrid nga Rusia përbën një kërcënim të vazhdueshëm.

 

DENIS DELIU

DEPUTET I PS, ISH ANETAR I FORCAVE SPECIALE USHTARAKE

 

Janë shumë komponentë brenda luftës hibride që janë sulmet kibernetike, financimi i partive politike, destabilizimi, rënie e qeverive, krizë ekonomike, krizë emigrantësh dhe shumë komponentë të tjerë që Rusia si një shtet armiqësor shfrytëzon këto mundësi për të krijuar destabilitet.

 

Përballë kësaj situate ku Rusia vazhdimisht përpiqet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë siç ishte ngjarja në Banjskë, Denis Deliu, që deri para se të bëhej deputet i Partisë Socialiste shërbeu në forcat speciale të armatosura thotë për Vizion Plus, se roli i Shqipërisë në rajon është i një rëndësie të veçantë për këto arsye:

 

DENIS DELIU

DEPUTET I PS, ISH ANETAR I FORCAVE SPECIALE USHTARAKE

 

Shqipëria ka rol udhëheqës në Bllkanin Perëndimor. Baza ajrore e Kuçovës, investimi i saj fillestar është një pararojë e të gjitha veprimeve që NATO do të kryejë këtu në Shqipëri. Kemi komandën e operacioneve speciale e cila është zhvendosur këtu në Shqipëri, është një rast unikal, kemi një bazë të përparur të operacioneve speciale, gjë që terrenet e Shqipërisë, bazat ushtarake të mëparshme i japin një pozitë të jashtëzakonshme NATO-s kundër vendeve armiqësore.

 

Forcimi i kapaciteteve të inteligjencës thotë ish-anëtari i forcave speciale të ushtrisë është një domosdoshmëri për t’i paraprirë sulmeve hibride dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *