Kryeministri Edi Rama njoftoi se klinikat dentare, parukeritë, restorantet, baret, renditen në ato aktivitete me rrezikshmëri të lartë, e për këtë arsye do të hapen të fundit.

Në një komunikim live në “Facebook”, Rama shtoi gjithashtu se shoferët, fatorinot, punonjësit e transportit urban, do të përfitojnë pagën e luftës nga paketa e zgjeruar.

“Dentista, parukeri, bar, restorante, janë me riskun më të lartë, nuk do të hapen. Sa i përket hapjes së kufijve mes vendeve, këtë gjë nuk e di askush. Edhe Kosova po kalon një situatë jo të lehtë, por për fat të mirë kemi numra që nuk na kërcënon sistemin shëndetësor.”

Mes të tjerash, kreu i qeverisë premtoi një page edhe për naftëtarët e Ballshit.

“Do marrin pagë nga paketa e zgjeruar edhe për naftëtarët e Ballshit, kam dashur gjithmonë t’i ndihmoj po ajo është një histori private dhe shumë e ndërlikuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *