Një pushuese e moshuar nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi ka rrezikuar mbytjen gjatë kohës që po lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur pranë një zone me prani të lartë pushuesish.
Vrojtuesit e detit kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta nxjerrin të moshuarën në breg, duke i dhënë ndihmën e parë.
Pas ndërhyrjes së parë, ajo është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv





