Subscribe

Deputeti i lëvizjes “BESA”, Kastriot Rexhepi ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të opozitës që është rrëmbyer ditën ku do të votohej mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev.

 

Rexhepi i cilësoi si joserioze dhe të turpshme gënjeshtrat se dikush e ka mbajtur me forcë, ndërsa sqaroi arsyet pse nuk është paraqitur në kuvend.

 

 

KASTRIOT REXHEPI

DEPUTETI I LEVIZJES “BESA”, MV

 

“Kam nënshkruar iniciativën, por nuk kam votuar, sepse nuk mund të votoj kundër bindjeve të mia dhe për një nismë që do të dëmtoj proceset euro-integruese të vendit. Pas paralajmërimit të Zaevit për dorëheqje, vijnë mesazhet e ndërkombëtarëve se me 14 dhjetor Republika e Maqedonisë do të merr datë për fillim të negociatave. Andaj pse nuk pritën deri më 14 dhjetor.

 

Rexhepi deklaroi se nuk është njoftuar për përjashtimin e tij nga partia, por theksoi se edhe nëse kjo do të ndodhë, e mirëkupton vendimin e kryetarit të Lëvizjes “Besa”.

 

“Nuk jam i informuar për shkak se nuk kam marrë asnjë vendim zyrtar të partisë. Derisa nuk do të marrë vendim zyrtar të artis, jam anëtar grupit të deputetëve të Lëvizjes Besa, aq më tepër nuk kam informacion as nga shërbimet e Parlamentit që të jem informuar që unë më nuk jam pjesë e grupit të deputetëve të Lëvizjes Besa. Unë e kuptoj kryetarin me veprimin që e ka bërë, me gjithë atë tension dhe atmosferë që ishte dhe presion nga strukturat, aspak nuk hidhërohem, e respektoj edhe më tutje”.

 

Më 12 nëntor, kryetari i Lëvizjes “Besa”,  Bilall Kasami njoftoi se duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit, i cili veproi në kundërshtim me vendimin e partisë, e përjashton nga të gjitha pozicionet partiake.

 

Rexhepi pretendoi që ka marrë sinjale të forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datën për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *