Subscribe

Ashtu siç ishte paralajmëruar sot në orën 15:00, IKMT e shoqëruar nga policia përdori shpërthim të telekomanduar duke hedhur në tokë godinën 5 katëshe.

 

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha se askush nuk mund të abuzojë me tokën dhe se teritori shqiptar është një pasuri e e kombit.

 

“Fillon sot nga Dhermiu opereacioni bregdeti ynë, i cili ishte pezulluar nga sezoni turistik që nga data 30 qershor. Ky është një mesazh i qartë për këdo që mendon që mund të zaptojë apo abuzojë me teritorin. E kemi thënë që teritori ynë është pasuri i të gjithëve dhe do të trajtohet si i tillë dhe do të ndeshkohet kushdo që zapton 1 m katror apo ndërton pa leje si dhe çdo zyrtar që mbyll sytë përpara paligjshmërisë.”

 

Firma kundërshtoi vendimin në fjalë, ndërsa paraqiti lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objekti është brenda lejes dhe kritereve përkatëse. Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shembje të objektit, por firma nuk është njoftuar.

 

Ndërkohë, avokati i Firmës ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës dhe për dy inspektorët e IKMT.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *