Subscribe

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar nga Vora se procesi i rindërtimit do të jetë prioritet për Partinë Demokratike nëse fiton zgjedhjet. Vora është një prej zonave që ende vuan pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, dhe për këtë arsye takimi i Bashës u fokusua tek problematika e banorëve që ende i kanë banesat e dëmtuara.

“Procesi i rindërtimit është prioritet absolut për PD, do bëjmë shpërndarje te parave ne dore për shtëpitë ne zonat rurale. Ndërtimi i apartamenteve ne zonat urbane do behet me transparence duke respektuar pronën.”

Basha ka artikuluar akuza të forta ndaj qeverisjes socialiste, duke iu bërë thirrje të votojnë PD në 25 prill.

“Për 8 vjet vendi është qeverisur nga mafioze, me ne krye Edi Ramen. Ne 25 prill ta rrezojmë se bashku”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *