Subscribe

Janë rikthyer sërish në vëmendjen e publikut bastet sportive, të cilat u mbyllën me vendimin e qeverisë disa vite më parë.

 

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një dëgjesë publike me grupet e interesit për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre.

 

Rama u ndal te mbyllja e lojërave të fatit disa vite më parë, gjë të cilën e quajti një vendim të drejtë.

 

Kemi një kontekst i cili duhet kuptuar dhe për të cilin unë do të them dy fjalë. Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht lojërat e fatit duke pasur parasysh nëj situatë dramatike me kërpudhëzimin e gjithë infrastrukturës së lojërave të fatit, me pafundësinë e sallave të bingove, makinetave, ekranev, basteve.

 

Një shqetësim social edhe me situata familjare të katandisura deri në tragjedi. Me besojmë që ka qenë një vendim absolutisht i drejtë dhe i duhur”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *