Futbolli italian do të rifillojë sot në mbremje me supersfidën Juventus-Milan, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit  të Kupës së Italisë.

Një futboll që nuk do të ngjasojë me atë  cfarë kemi parë disa muaj më pare, pasi stadium do jetw pa tifozë, lojtarët nuk do të mund të takohen dhe në 90 minuta  mund të kryhen deri në 5 zevëndësime.

Krahas vështirësive, probleme ka dhe në aspektin fizik të lojtarëve. Qëndrimi për një kohë të gjatë jashtë fushës ka bërë që tek bardhezinjëve të bjerw në sy mungesa e Kelinit, Demiralit e Higuainit ndersa një gjendje dhe më e keqee paraqitet tek kuqezinjtë me skualifikimin e Ibrahimovic,Theo Hernandes dhe Kastijehos.

Mungesa e alternativave në stol do tja vështirësojë dhe më shumë punën trajnerit Pioli për të besuar në një rezultat pozitiv ndaj kampionëve të Italisë.

Ndryshimi i rregullores së kupës duke eleminuar kohën shtesë në rast barazimi,  ka bërë që ekipet të stërviten dhe më shumë në goditjen e panalltive. Megjithatë si Milani dhe Juventus nuk shpresojnë që ndeshja të zgjidhet deri tek penalltit por gjithcka të luhet brenda 90 minutave.

Takimi i parë i kësaj gjysmëfinaleje u mbyll me rezultatin 1-1  në San Siro.

Ndërsa të shtunën do të luhet dhe sfida tjetër gjysëmfinalist midis Napolit dhe Interit ku ndeshja e parë u mbyll me një fitore 1 me 0 në favor të napoletanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *