Një rast i ri me COVID-19 është shënuar sot brenda ambienteve të Spitalit Rajonal Berat, duke rikthyer frikën dhe panikun mes bluzave të bardha dhe stafit mjekësor.

Një sanitare në Repartin e Infektivit në këtë spital, repart ku shtrohen personat me shenjat e COVID-19, është infektuar me koronavirus.

Ajo kishte shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe pasi kreu tamponin, doli pozitive. Pas rastit, ambientet e spitalit u dezinfektuan dhe u mbyll Reparti Infektiv për dy javë.

Gjithashtu, stafi i mjekëve dhe infermierëve të këtij reparti është karantinuar, deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve që kanë bërë mëngjesin e të enjtes.

Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë 73 persona me COVIVD-19. Që nga periudha e fillimit të pandemisë COVID-19 në qarkun e Beratit janë regjistruar vetëm 2 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *